Hasan Esen
25 Janar 2017•Përditësim: 26 Janar 2017
BRUKSEL (AA) - Komisioni Evropian (KE) për të parandaluar rrjedhën e refugjatëve nga Libia në Evropë ka kërkuar nga liderët e vendeve anëtare që të pranojnë një sërë masash që përfshijnë luftën kundër trafikatëve të qenieve njerëzore dhe të cilat përmirësojnë kushtet e jetesës së refugjatëve në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini dhe anëtari i Komisionit të BE-së përgjegjës për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopulos, me një konferencë për media kanë njoftuar paketën e masave për luftën kundër rrjedhës së refugjatëve me burim nga Libia.
Paketa e masave përfshin luftën kundër rrjedhave të trafikantëve të qenive njerëzore, trajnimin e forcave të sigurisë bregdetare të Libisë dhe ofrimin e pajisjeve të nevojshme si dhe përmisimin e kushteve jetësore të refugjtëve dhe migrantëve në Libi dhe vendet përreth.
Komisioni i BE-së gjithashtu në paketën e masave ka kërkuar që të mundësohen shkëmbimet dhe koordinimet e informacioneve mes Libisë dhe ekipeve të sigurisë brengdetare të BE-së si dhe dhënien e bështetjes financiare ndaj komuniteteve lokale në Libi të cilët strehojnë refugjatët. Ndër të tjera në shtesë të këtyre i është bërë thirrje liderëve që të nxisin bashkëpunimin kufitarë mes Libisë dhe vendeve përreth të cilët përdoren si tranzit nga refugjatët.