Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
25 Janar 2017•Përditësim: 26 Janar 2017
DAMASK (AA) - Në sulmin ajror të avionëve luftarakë të regjimit, që shkelën armëpushimin e hyrë në fuqi më 30 dhjetor në Siri, në komunën Arbin të kryeqytetit Damask u plagosën 5 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga zyrtarët e mbrojtjes civile në Arbin, Siraç Mahmud, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se avionët luftarakë të Asadit kanë bombarduar tregun dhe vendbanimet në Arbin të Gutës Lindore, në kryeqytetin Damask, që gjendet nën kontrollin e opozitarëve.
Mahmud theksoi se në sulm janë plagosur 5 persona dhe nga sulmet ajrore të regjimit në vend janë dëmtuar shumë vendbanime.
Ai duke vënë dukje se regjimi vazhdon shkeljet e armëpushimit në rajonin e Gutës Lindore, ai tha se "Regjimi në Arbin ka kryer 5 sulme ajrore. Nga sulmet u plagosën 5 civilë, ndër të cilët edhe një vajzë. Disa të plagosur janë në gjendje të rëndë. Pas sulmit ajror të avionëve u shkaktua frikë mes popullit. Ekipet e mbrojtjes civile janë duke i evakuuar civilët nga rajoni i sulmuar në rajonet të sigurta."
Mahmud gjithashtu theksoi se regjimi ka kryer sulme edhe në qarqet Haresta dhe Duma të Gutës Lindore ku janë shkaktuar dëme materiale.
Armëpushimi mes palëve që luftojnë në Siri nën garancinë e Turqisë dhe Rusisë kishte hyrë në fuqi më 30 dhjetor. Në takimin për Sirinë i cili u zhvillua në Astana më 23-24 janar, Turqia, Rusia dhe Irani arritën marrëveshje për krijimin e një mekanizmi të përbashkët që synon parandalimin e shkeljeve të armëpushimit në Siri.