Aness Suheil Barghoti
14 Dhjetor 2016•Përditësim: 14 Dhjetor 2016
JERUSALEM (AA) - Krerët e Misionit të Bashkimit Evropian (BE) në Jerusalem dhe në Ramallah, kanë kritikuar të martën prishjet e fundit izraelite të vendbanimeve palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nga fillimi i vitit 2016, Izraeli ka shkatërruar 866 godina palestineze në Zonën C të Bregut të pushtuar Perëndimor", thanë të dy krerët e misionit në një deklaratë të përbashkët.
"5.704 palestininezë janë prekur ndërkohë që prej tyre 1.221 kanë mbetur pa kulm mbi kokë, përfshirë 586 fëmijë”, thuhet në deklaratë.