Hajer M'tırı
14 Dhjetor 2016•Përditësim: 14 Dhjetor 2016
PARIS (AA) – Franca kërkon që vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara që të monitorojnë evakuimin e civilëve nga Halepi i rrethuar të cilët do të parandalonin masakrimin e rebelëve opozitarë, deklaroi të mërkurën ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, raporton Anadolu Agency (AA).
Ayrault tha se procesi i evakuimit është i shoqëruar me një kaos të vërtetë në terren. "Franca kërkon që prania (e vëzhguesve të OKB-së) të garantojë se evakuimi i civilëve është prioritet, por edhe se rebelët nuk do të masakrohen”, tha Ayrault për televizionin “France 2”.
“Organizatat humanitare siç janë Kryqi i Kuq dhe UNICEF-i duhet patjetër të intervenojnë”, shtoi më tej ai.