Ömer Tuğrul Çam
21 Shtator 2022•Përditësim: 22 Shtator 2022
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel pas vendimit të Rusisë për mobilizim të pjesshëm njoftoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në median sociale, Michel vuri në dukje se Kremlini shpalli mobilizim në Ditën Ndërkombëtare të Paqes ndërkohë që vendet përpiqen për bashkëpunim, siguri dhe mirëqenie gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).
"Në këtë luftë ka vetëm një agresor dhe ajo është Rusia. Ndërsa vendi që është sulmuar është Ukraina", tha Michel i cili bëri të ditur se mbështetja e BE-së për Ukrainën është e lëkundur dhe se ajo do të vazhdojë.
Ministria ruse e Mbrojtjes mëngjesin e sotëm shpalli mobilizim të pjesshëm dhe deklaroi se 300 mijë ushtarë rezervë do të thirren në detyrë.
Dje të ashtuquajturat këshilla popullor të administratave Donetsk dhe Luhansk në rajonin Donbas të Ukrainës dhe e ashtuquajtura administrata e Khersonit që ndodhet nën kontrollin e Rusisë, njoftuan se nga 23 deri më 27 shtator në të dy rajonet do të mbahet referendum popullor për bashkim me Rusinë.