Şerife Çetin
30 Qershor 2017•Përditësim: 01 Korrik 2017
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian është dakorduar për formimin e një sistemi që të regjistrojë dhe kontrollojë hyrjet dhe daljet në kufijtë e zonës Shengen e cila përbëhet nga 26 vende, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i BE-së në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se në një takim ku kanë marrë pjesë ambasadorët e vendeve anëtare është arritur marrëveshje për formimin e "sistemit hyrje-dalje".
Sistemi i ri bëhet e ditur se do të mbledhë informacione për hyrjet, daljet dhe përse nuk janë lejuar hyrjet e qytetarëve të vendeve të treta në zonën Shengen. Gjithashtu theksohet se do të sigurohet qasje e lehtë në rrjetet kombëtare për sistemin e ri ku do të regjistrohen identitetet e personave që kryejnë hyrje, dokumentet e udhëtimit dhe të dhënat biometrike.
Ndër të tjera thuhet se personat të cilët tejkalojnë afatet e qëndrimit të lejuara do të qëndrojnë në sistem të regjistruar për 5 vite, dhe për personat e tjerë 3 vite.