Ata Ufuk Şeker
28 Korrik 2016•Përditësim: 28 Korrik 2016
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se regjimi i Asadit shkel të drejtën ndërkombëtare dhe se menjëherë duhet ti heqë rrethimet në qytete, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisioneri Evropian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides, dhanë deklaratë të përbashkët në lidhje me situatën humanitare në qytetin Halep të Sirisë.
- "Halepi faktikisht është nën rrethim" -
Në deklaratë u theksua se me bllokimin e rrugës së fundit kryesore për furnizim, Halepi Lindor është marrë nën rrethim faktikisht dhe se janë bllokuar ndihmat të cilët kanë rëndësi të madhe për 300 mijë njerëz.
Në deklaratën u theksua se që nga 7 korriku nuk lejohet hyrja e materialeve për ndihmë dhe zyrtarëve në Halep.
"BE-ja bën thirrje që në Halepin Lindor ku gjendja humanitare po përkeqësohet në mënyrë dramatike, luftimet të ndërpriten menjëherë, të evakuohen të plagosurit dhe të dërgohen ilaçe, ushqime dhe ujë në rajon".
- "Kjo gjendja është e papranueshme" -
Më tej në deklaratë thuhet se në rast se nuk dërgohen urgjentisht ushqime në javët e ardhshme Halepi mund të bëhet tragjedia më e madhe e kësaj përleshjeje.
"Kjo gjendje është e papranueshme. Përgjegjësi më i madh i rrethimit të rajoneve të banuara me popullsi të dendur dhe lënia e civilëve në uri si një taktikë lufte është regjimi sirin dhe kjo është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Urgjentisht rrethimet në Siri duhet të hiqen dhe të njëjtat nuk duhet të bllokohen", theksohet në deklaratën e përbashkët.
- "Bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë së bashku dhe duke përdorur forcën" -
Gjithashtu në deklaratë thuhet se sulmet e qëllimshme të regjimit të Asadit kundrejt infrastrukturës civile siç janë: qendrat shëndetësore, shkollat, marketet dhe kampet shkelin të drejtën ndërkombëtare humanitare.
"Bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë së bashku dhe duke përdorur forcën për përfundimin e konflikteve dhe për të vendosur këtë proces në rrugën e duhur", qëndron mes tjerash në deklaratë.