Yusuf Hatip
09 Janar 2019•Përditësim: 09 Janar 2019
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE), vendosi që të zbatojë sanksione ndaj shërbimit iranian të inteligjencës, me arsye se ka planifikuar atentat në vendet evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga Këshilli i BE-së, është vendosur ngrirja e aseteve dhe burimeve të tjera financiare të shërbimit iranian të inteligjencës si dhe dy shtetasve iranianë me arsye se kanë planifikuar atentat në tokat evropiane.
Në deklaratë gjithashtu është bërë e ditur se lista e sanksioneve për 15 persona dhe 21 organizata iraniane që gjendeshin edhe më parë në listën e sanksioneve do të vazhdojë edhe për 6 muaj.