Satuk Buğra Kutlugün
26 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE) edhe njëherë ka bërë thirrje për armëpushim në Halep për t'u mundësuar shpërndarja e ndihmave humanitare në qytetin e shkatërruar sirian nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklaratën e përbashkët për këtë çështje e dhanë Komisionerja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Kristos Stylianides, komisioneri evropian për ndihmë humanitare të martën vonë.
"Në fund të pauzës humanitare të shpallur nga Rusia në Halep nuk është arritur asnjë marrëveshje për evakuimin e civilëve të plagosur dhe shpërndarje të ndihmës, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së, OKB-së dhe zyrtarëve humanitare në terren", thuhet në deklaratë, duke shtuar se më 21 tetor, Këshilli i Evropës na ka ftuar që të vazhdojmë përpjekjet tona për të arritur iniciativa urgjente humanitare.
"Prandaj ne përsërisim urgjencën për të lejuar furnizimet humanitare paralelisht me evakuimin e civilëve të plagosur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kjo duhet të bëhet duke mundësuar sigurinë punonjësve humanitarë dhe shëndetësorë gjatë ofrimit të ndihmës dhe evakuimin mjekësor. Prandaj, ne ftojmë qeverinë siriane dhe aleatët e saj që të ripërtërinë pauzën humanitare në Halep", thuhet në deklaratë.