Gökhan Kavak
04 nëntor 2021•Përditësim: 04 nëntor 2021
Bashkimi Evropian se ka filluar të trajnojë ushtrinë e Mozambikut për të luftuar kundër organizatës Ansar'ul Sunna, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i Forcave të Armatosura të Mozambikut, Joaquim Mangrasse në një deklaratë për gazetarët tha se "Ky mision do të ofrojë kontribut në operacionet e mbrojtjes së Mozambikut".
Ai shtoi se në muajin shtator BE-ja dërgoi 1.100 ushtarë në Mozambik ndërsa këta ushtarë dje filluan detyrën zyrtarisht dhe se trajnimi do të vazhdojë për 2 vite.
"Pas përfundimit të trajnimit do të përgatisim planet trajnuese operacionale ndërsa ushtarët e trajnuar këtu do të dërgohen në vendet e detyrës së tyre", tha Mangrasse.
Ansar‘ul Sunna kryen sulme prej 4 vitesh
Në Mozambik ka arritur në rreth 700 mijë numri i njerëzve që kanë emigruar për shkak të sulmeve ndaj civilëve nga organizata Ansar‘ul Sunna.
Deri më sot mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën në sulmet e organizatës Ansar‘ul Sunna e cila në Mozambik u shfaq 4 vite më parë në rajonin Cabo Delgado, në kufi me Tanzaninë në të cilën ndodhen burimet e gazit natyror dhe mineraleve të çmuara.
Grupi i armatosur për të cilin pretendohet se kryen sulme dhe ka lidhje me organizatën terroriste DEASH, në mesin e popullatës vendase emërtohet si "Al-Shabaab".
Republika e Afrikës së Jugut është vendi i cili me 1.500 ushtarë ka njësinë më të madhe në këtë vend në mbështetje të Mozambikut. Në anën tjetër në vend ndodhen edhe mbi 3.100 ushtarë të huaj të përbërë nga ushtarët afrikanë, evropianë dhe të SHBA-së.