Yusuf Hatip
14 Shkurt 2018•Përditësim: 14 Shkurt 2018
BRUKSEL (AA) – Në karnavalin Binche i cili tradicionalisht mbahet në Belgjikë, këtë vit marrin pjesë rreth 1.000 persona të maskuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pjesën qendrore të karnavalit marshojnë interpretuesit e njohur me emrin "Gilles" të cilët mbajnë kostume të larmishme dhe maska të lëmuara. Gilles-ët në qendër të qytetit vallëzojnë nën tingujt e daulleve dhe dëbojnë shpirtrat e këqinj dhe shoqërohen nga bashkëqytetarë të maskuar.
Më vonë, Gilles-ët në kokë vendosin kapela të mëdha të zbukuruara me pupla dhe mbajnë shporta me portokaj. Të goditurit me nga një portokall konsiderohet një nder i veçantë.
Karnavali, rrënjët e të cilit lidhen me shekullin e 14-të, shënon ardhjen e pranverës. Në fillim të shekullit të 21 karnavali Binche u vendos në listën e trashëgimisë botërore jo materiale të UNESCO-s.