Hasan Esen
07 janar 2016•Përditësim: 07 janar 2016
BRUKSEL (AA) - Greva e nisur si reagim ndaj planit për shkurtimit e buxhetit për punonjësit e hekurudhave në Belgjikë ka shkaktuar ndëprerje në masë të madhe të udhëtimeve brenda vendit si dhe anulimin e udhëtimeve ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Belgjikë ende vazhdon greva e punonjësve të cilët kanë reaguar ndaj pakos së reformave të qeverisë belge e cila parashikon reduktime në buxhetin e kompanisë hekurudhore shtetërore.
Për shkak të grevës e cila ka nisur të hënën me fillim në ora 22:00, sipas kohës lokale, mësohet se në ditën e fundit të grevës 48 orëshe, përfshi edhe kryeqytetin belg, Bruksel janë ndërprerë pothuajse plotësisht udhëtimet e trenave në rajonin e Valonisë ku flitet gjuha frënge, ndërsa në rajonin flaman ka ndërprerje të udhëtimeve në masën 30 përqind.