Ekip
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
BRUKSEL (AA) – Një gjykatës belg ka miratuar urdhërin për arrestimin e personit të dhjetë të dyshuar për sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Personi i arrestuar është i kombësisë belge i lindur në vitin 1993 dhe identifikohet si Ayoub B. Ai u arrestua të mërkurën pas kërkimit në Molenbeek, lagje në afërsi të Brukselit, ku jetonin disa nga sulmuesit në Paris. Dyshohet për vrasje terroriste dhe për pjesëmarrje aktive në grupe terroriste.