Şerife Çetin
06 Maj 2020•Përditësim: 06 Maj 2020
Në Belgjikë janë konfirmuar 229 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 8.339, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet belge njoftojnë se numri i rasteve me COVID-19 në Belgjikë ka arritur në 50.781, me 272 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit.
Gjithashtu, gjatë ditës së kaluar janë hospitalizuar 116 persona, ndërsa janë shëruar 290 të tjerë.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në seancën e sotme diskutoi për fazën e dytë të normalizimit.
Këshilli pritet të prezantojë disa masa për të parandaluar turmat në dyqane ndërsa do të shqyrtohet edhe planifikimi i aktiviteteve sportive.
Si pjesë e zbutjes së masave, autoritetet belge njoftuan hapjen graduale të shkollave nga 18 maji.
Prindërit të cilët nuk janë të kënaqur me vendimin kanë mbledhur mbi 75 mijë nënshkrime për të parandaluar hapjen e shkollave derisa të ndalet përhapja e infeksionit.