Dejan Maksimoviç
21 Nëntor 2015•Përditësim: 22 Nëntor 2015
BRUKSEL (АА) – Kryesia e Ligës së parë të Belgjikës në futboll “Pro League” ka vendosur të refuzojë rekomandimin e autoriteteve të shtetit që të anulojë ndeshjet e vlefshme për xhiron e 16-të të cilat luhen të shtunën dhe të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryesia ka vendosur që ndeshjet të luhen, me përjashtim të rasteve në të cilat autoritetet lokave vlerësojnë se ekziston rrezik për sigurinë e përgjithshme.
"Komiteti ekzekutiv vendosi të mos anulojë takimet të xhiros së 16-të. Shkalla e katërt e sigurisë është shpallur vetëm në Bruksel. Apelojmë që klubet të ndjekin masat e kujdesit dhe të vëzhgojnë situatën", thuhet në njoftimin nga Pro League-s.
Të premten u luajt një ndeshje mes ekipeve Gent dhe Vasterlloa e cila përfundoi me rezultat 5:0 ndërsa sot në orar janë katër takime tjera, ndër to edhe takimi i anuluar mes Llokerenit dhe Anderlehtit.
Më herët në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, është shpallur niveli i katërt i rrezikut nga terrorizmi. Është mbyllur metroja e qytetit ndërkohë që qytetarët janë paralajmëruar të shmangin vendet me koncentrim të madh të njerëzve.