Ekip
23 Maj 2018•Përditësim: 23 Maj 2018
BEJRUT (AA) – Parlamenti i sapozgjedhur i Libanit ka rizgjedhur politikanin Shia, Nabih Berri si kryetar të asamblesë së re, raporton Anadolu Agency (AA).
Berri fitoi votat e 98 deputetëve të parlamentit prej 128 anëtarësh.
Kjo është hera e gjashtë që Berri zgjidhet si kryetar i Parlamentit libanez që nga viti 1992.
Seanca e parlamentit të ditës së sotme ishte e para që kur votuesit libanezë votuan në zgjedhjet e përgjithshme të 6 majit, zgjedhjet e para të përgjithshme në Liban që nga viti 2009.