Bahtiyar Abdülkerimov
25 prill 2022•Përditësim: 26 prill 2022
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u takuan në Kiev me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Aleksey Arerestovic, bëri një deklaratë në kanalin Feigin Live, duke konfirmuar se Blinken dhe Austin vizituan Kievin.
"Sot, amerikanët janë në Kiev. Po, ata po takohen me presidentin (Zelenskyy)", kanë theksuar zyrtarët amerikanë, sipas Arerestovic.
Nga ana tjetër, në lajmin ku citohet si burim një zyrtar nga Zyra e Presidentit të Ukrainës, thuhet se detajet e vizitës nuk janë bërë të ditura për arsye sigurie dhe se bisedimet kanë qenë shumë produktive.
Ndërkohë, Presidenti Zelenskyy, tha se kanë diskutuar për ndihmën për Ukrainën dhe forcimin e sanksioneve kundër Rusisë me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Në deklaratën në llogarinë e tij në Telegram, Zelenskyy tha se vizita e Blinken dhe Austin gjatë periudhës kritike është e vlefshme dhe e rëndësishme për Ukrainën.
Vizita e Blinken dhe Austin tërheq vëmendje pasi është vizita e nivelit më të lartë të zyrtarëve amerikanë në Ukrainë gjatë luftës Rusi-Ukrainë.