Elena Teslova
03 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
MOSKË (AA) - Përfaqësuesi special i presidentit rus Vladimir Putin dhe Zëvendësministri i Jashtëm Mihail Bogdanov tha se dëshirojnë që bisedimet e reja për krizën në Siri të mbahen javën e ardhshme në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bogdanov ka theksuar se Ministria e Jashtme e Rusisë ka planifikuar të ftojë qeverinë e Sirisë dhe opozitarët në Moskë për të marrë pjesë në bisedime javën e ardhshme.
"Me qeverinë e Sirisë nuk ka ansjë problem. Me ato kemi rënë dakord shumë kohë më parë. Tani po zhvillojmë bisedime me grupet e ndryshme opozitare për të ardhur në Moskë", potencoi zyrtari rus.
Në Moskë edhe më parë me koordinim të qeverisë ruse janë mbajtur dy turne të bisedimeve me qeverinë e Sirisë dhe grupet e ndryshme opozitare.