Dejan Maksimoviç
03 Nëntor 2015•Përditësim: 04 Nëntor 2015
BERLIN (AA) – Policia tatimore ka kryer bastisjen e ambienteve të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) në Frankfurt të martën në mëngjes, në lidhje me skandalin e organizimit të Kupës së Botës 2006, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat gjermane raportojnë se dëshmia e vetme që bastisja ka ndodhur në të vërtet janë fotot e gazetarëve të tyre që tregojnë pjesëtarët e policisë tatimore duke hyrë në ndërtesën e DFB-së dhe deklaratat që kanë marrë. Në fakt, zyra e prokurorit në Frankfurt refuzoi të konfirmojë lajmin e bastisjes.
Prapavija e ndërhyrjes së policisë tatimore ka të bëjë me pagesën kontestuese të Federatë së Futbollit të Gjermanisë prej 6.7 milion euro në llogari të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) për kandidaturën e organizimit të Kupës së Botës 2006.