Ayşe Sarıoğlu
24 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Për shkak të ndotjes së ajrit, çdo vit 467 mijë njerëz humbin jetën në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), në raportin për vitin 2016, ka deklaruar se çdo vit në këtë kontinent, 467 mijë njerëz humbin jetën në mënyrë të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit.
Në raport thuhet se si rrjedhojë e dioksidit të nitrogjenit të dalë nga makinat të paktën 71 mijë persona humbin jetën çdo vit në Evropë, ndërsa si pasojë e përshkallëzimit të sasisë së ozonit (O3) në sipërfaqen e tokës, të paktën 17 mijë njerëz humbin jetën për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
EEA ka deklaruar se në vende si, Republika Çeke, Polonia dhe Bullgaria ku prodhimi i energjisë bëhet përmes centraleve me qymyr, ka raste të larta vdekjeje si rrjedhojë e përhapjes së copëzave PM 2.5.
Në raport theksohet se copëzat PM 10 gjatë viteve 2000-2014 kanë rënë në 75 për qind. Ndërkohë vihet re një rënie edhe për copëzat PM 2.5.
Dihet që personat të cilët jetojnë në qytete janë më shumë të ekspozuar dhe të dëmtuar nga copëzat PM 2.5.
Në një raport të vitit 2013 ishte theksuar se si pasojë e copëzave PM 2.5 më shumë se 430 mijë njerëz në vende e Bashkimit Evropian humbën jetën me shqetësime të ndryshme, ku më të përhapurat ishin ato të astmës, kanceri i mëlçisë, etj.