Aldıjana Hadzıc
25 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
SARAJEVË (AA) – Në Bosnjë e Hercegovinë sot moti është i shoqëruar me vranësira dhe me reshje bore, ku ndërprerja pritet në orët e pasdites, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Bosnjë bie borë, ndërsa nëpër ultësirat e disa vendeve bie edhe shi. Pasdite nga fundi i ditës pritet ndërprerja graduale e reshjeve. Do të fryjë erë me shpejtësi të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior dhe veriperëndimor. Temperatura më e lartë ditore e ajrit do të jetë mes dy dhe shtatë gradë celsiusë, në jug të vendit deri në 10 gradë. Në Sarajevë prej sot në mëngjes bie bore.