Şerife Çetin
14 Mars 2017•Përditësim: 14 Mars 2017
ANKARA (AA) – Raporti i fundit i Komitetit për Siguri i cili vepron në korniza të Komisionit Evropian (KE), ka analizuar sulmet terroriste në Berlin, Paris dhe Bruksel, ndërkohë që konstatimi me të cilin ka dalur, është se forcat e sigurisë së Unionit kanë boshllëqe të cilat lehtësojnë kryerjen e sulmeve terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).
E përdidhtshmja britanike ”Guardian” shkruan se raporti nxjerr në pah se forcat e sigurisë nuk mund të kontrollojnë kufijtë e Bashkimit Evropian (BE) duke u mundësuar personave të dyshuar për disa nga sulmet e planifikuara dhe të kryera në Evropë, të kalojnë lehtë kufijtë e jashtëm të BE-së.
Raporti shfaq se BE nuk ka “mekanizma për kontrolle sistematike”, të qytetarëve të saj dhe se madje nuk mund të kapë as qytetarët e saj për të cilët ka një fletëarrest, dhe të tillët lehtë kalojnë kufirin.
“Fakti se shtetet anëtare e kanë të përkufizuar kërkimin në bazën ndërkombëtare të të dhënave, dhe se Schengeni nuk mundëson përdorimin e bazës kombëtare dhe ndërkombëtare të të dhënave, pengon në masë të madhe ndërmarrjen e masave themelore të sigurisë”, thuhet mes tjerash në raport.