Muhammed Emin Canik
17 qershor 2020•Përditësim: 17 qershor 2020
Brazili ka regjistruar 1.282 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, me ç'rast numri ditor i vdekjeve sërish tejkaloi shifrën 1.000 pas 4 ditëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil, vendin e dytë më të prekur në botë pas SHBA-së, ka shkuar në 45.241, kurse ai i të infektuarve në 918.189, me 34.918 raste të reja.
Shteti i Sao Paulos, qendra tregtare e vendit me rreth 46 milionë banorë, ngelet rajoni më i prekur me 190.285 raste dhe 11.132 të vdekur.
Brazili ka tejkaluar Britaninë dhe pas SHBA-së, tani radhitet i dyti në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe vdekjeve.
Aktualisht, Brazili, me mbi 211 milionë banorë, cilësohet si epiqendra e pandemisë në Amerikën Latine.