Niğmet Koşarhan
04 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Sipas lajmit të BBC presidentja braziliane, Dilma Rousseff ka marrë vendim për të nisur një fushatë në luftën ndaj mushkonjave Aedes të cilat shkaktojnë përhapjen e virusit Zika i cili mendohet se në rast të infektimit tek gratë shtatzëna dëmton trurin e fëmijëve të sapolindur, raporton Anadolu Agency (AA).
Rousseff ka vënë në dukje se ndaj virusit Zika ende nuk është gjendur një vaksinë dhe se për të penguar përhapjen e këtij virusi e vetmja rrugë është të tregohet një luftë e vullnetshme kundër mushkonjave. Në kuadër të kësaj ajo njoftoi se ditën e shtunë do të nisin mobilizimin kombëtar.
Duke nënvizuar se në shumicën e rasteve mushkonjat shumohen brenda shtëpive Rousseff theksoi se gjatë mobilizimit kombëtar do të marrin pjesë mijëra ushtarë dhe punonjës publikë.
Rousseff ndër të tjera ka theksuar se kjo është një luftë e cila nuk duhet të humbet dhe ka shtuar më tej se: "Këtë luftë duhet ta fitojmë. Kemi nevojë për mbështetjen dhe qëllimin e mirë të çdo kujt në vend. Ndihmoni njëri-tjetrin dhe mobilizoni familjen dhe personat përreth jush për këtë luftë që duhet fituar".