Ayşe Aktaş
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
RIO DE JANEIRO (AA) – Gjatë protestave në Rio de Janeiro të Brazilit, të mbajtura për shkak të masave të kursimit, ka ndodhur përleshje mes protestuesve dhe policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia njoftoi se një numër i madh i protestuesve u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit në Rio de Janeiro.
Demonstruesit ndërtesën e kanë sulmuar me koktej molotovi dhe mjete shpërthyese. Mediat lokale theksojnë se policia ka intervenuar me plumba gome dhe gaz lotsjellës.
Rio de Janeiro përballet me një krizë të madhe ekonomike. Mijëra punëtorë nuk marrin rrogat, ndërsa vonohet edhe pensioni duke shkaktuar protesta nga qytetarët e pakënaqur.