Sinan Doğan
05 Gusht 2021•Përditësim: 05 Gusht 2021
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Brazil të mërkurën tejkaloi 20 milionë, pasi vendi raportoi 40.716 infeksione në 24 orët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Po ashtu u raportuan rreth 1.175 vdekje të lidhura me koronavirusin, duke e çuar numrin e vdekjeve në 559.607.
Vendi i Amerikës Latine, me një popullsi prej gati 214 milionë banorë, ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve pas SHBA-së dhe renditet i treti për sa i përket numrit të rasteve të raportuara.
Derisa mbi 142 milionë persona në këtë vend kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, numri i rasteve të raportuara në ditë vazhdon të rritet.