Muhammed Emin Canik
01 Prill 2021•Përditësim: 01 Prill 2021
Me 3.869 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në Brazil është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, me 90.638 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 12.748.747 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 321.515 me 3.869 vdekje të reja.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 11.169.937.
Vendi i Amerikës Jugore, Brazili, me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi më prekur në botë nga pandemia.
Brazili po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes në ditët e fundit të kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19 i cili mendohet se është shfaqur në rajonin Amazonas.
Shifra e vdekjeve ditore në javën e fundit në Brazil ka vazhduar të jetë mbi 2.700 ndërsa numri i rasteve ditore mbi 75 mijë.