Ekip
19 Janar 2021•Përditësim: 19 Janar 2021
Pasi Rregullatori shëndetësor i Brazilit (ANVISA) miratoi për përdorim emergjent vaksinat kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga CoronaVac dhe Oxford-AstraZeneca, vendi vazhdon vaksinimin e qytetarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vaksinimet kryhen në lokacione të ndryshme, por edhe pranë statujës së Krishtit Shpëtimtar në Rio de Janeiro.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, Brazili deri më tani ka raportuar mbi 8,5 milionë raste, mbi 210 mijë të vdekur dhe mbi 7,4 milionë të shëruar.