Anees Suheil Barghouti
19 Dhjetor 2018•Përditësim: 19 Dhjetor 2018
RAMALLAH (AA) - Ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 34 palestinezë gjatë bastisjeve të natës së kaluar në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Kudsin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite njoftoi sot se palestinezët u arrestuan për përfshirje të dyshuar në "aktivitete terroriste", por në deklaratë nuk përfshihen detajet e veprimeve për të cilat akuzohen.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të mëdha arrestimesh në mbarë Bregun Perëndimor nën pretekstin e kërkimit të palestinezëve me fletë arrest.
Sipas burimeve palestineze në burgjet izraelite, aktualisht ndodhen më shumë se 6,000 palestinezë, në mesin e të cilëve shumë gra dhe të mitur.