Ekip
19 Dhjetor 2017•Përditësim: 19 Dhjetor 2017
LONDËR (AA) - Policia britanike sot në mëngjes arrestoi katër persona nën dyshimet për planifikim të sulmeve terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).
Katër të dyshuar u arrestuan në Sheffield dhe Chesterfield në veri të Anglisë, kurse operacionet u kryen nga njësiti anti-terrorist.
Policia njoftoi se aktualisht të dyshuarit po merren në pyetje dhe vazhdojnë bastisjet në shtëpitë e tyre.
Të dyshuarit nuk janë identifikuar dhe nuk janë ngritur aktakuza kundër tyre. Këta janë persona të moshës nga 22 deri 41 vjeç.
Policia i bëri thirrje popullatës lokale të jenë të kujdesshëm.
Në Britani të Madhe në fuqi është niveli "serioz" i kërcënimit terrorist, që do të thotë se rreziku i sulmit terrorist është shumë i mundshëm.