İnci Gündağ
05 Korrik 2016•Përditësim: 06 Korrik 2016
LONDËR (AA) - Mësimdhënësit në Britani të Madhe hynë në grevë duke kërkuar përmirësimin e buxheteve shkollore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të protestave të mbështetura nga ana e anëtarëve Unionit Kombëtar të Mësuesve (NUT) i cili është njëri nga sindikatat më të mëdha arsimore në Britani, duke filluar nga kryeqyteti Londra në shumë qytete të vendit procesi mësimor është pazulluar për një ditë.
Sekretari i përgjithshëm i NUT, Kevin Courtney, në deklaratën në lidhje me grevat me të cilët protestohen politikat shtrënguese të Partisë Konservatore në pushtet, potencoi se buxhetet nuk i përmbushin shpenzimet e shkollave.
"Vendimin për grevë mësuesit nuk e marrin lehtë. Kërkojmë ndjesë sinqerisht nga të gjithë prindërit. Por problemet me të cilët ballafaqohet arsimi janë aq të mëdha që nuk mund të injorohen. E dimë se një numër i madh i prindërve kanë ndarë shqetësimet tona'', u shpreh Courtney.
Duke bërë të ditur se klasat gjithnjë janë duke u mbushur me njerëz dhe se mësuesit e disa lëndëve janë lëshuar nga puna, Courtney shtoi se interesi i treguar ndaj fëmijëve është zvogëluar.