Aybala Arpacı
05 Korrik 2016•Përditësim: 06 Korrik 2016
ATHINË - (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë, George Kalancis tha se pengesë për mos hapjen e xhamisë në Athinë e cila ka filluar prej 10 vitesh të ndërtohet janë burokracitë, destabiliteti politik dhe proceset gjyqësore të hapura ndaj saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 300 mijë muslimanë e kaluan edhe një tjetër Ramazan pa një xhami në Athinë, ndërkohë në lidhje me këtë problem Kalancis i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA.
Duke theksuar se ligji i cili i hapte rrugë ndërtimit të xhamisë është aprovuar në vitin 2006, Kalancis më tej tha: "Për ndërtimin e xhamisë janë 4 ministri përgjegjëse. Ajo e Arsimit, Financës, Infrastrukturës dhe e Mjedisit. Janë bërë njëherë në 2 vite zgjedhje dhe si rrjedhojë të katër ministrat kanë ndryshuar."
Kalancis në fjalën e tij ka theksuar gjithashtu se duke kundërshtuar ndërtimin e xhamisë, një grup e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë. "Shteti do të paguaj për ndërtimin e kësaj xhamie. Ata të cilët kanë hapur këtë proces thonë që ndihmojnë Islamin. Ata thonë që meqë nuk japim të holla për kishën atëherë nuk duhet të japim as për xhaminë", u shpreh ai.