Gökhan Kurtaran
25 Qershor 2016•Përditësim: 26 Qershor 2016
LONDËR (AA) - Një peticion përmes të cilit bëhet thirrje për mbajtjen e një referendumi të dytë sa i përket anëtarësisë së Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian (BE) ka marrë më shumë se një milion nënshkrime, pas votimit pro daljes nga BE-ja, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i pjesëmarrësve në fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve në pjesën e peticioneve të ueb faqes së Parlamentit Anglez për një referendum të dytë arriti në 1 milionë e 250 mijë e 736.
Kjo faqe mbrëmë nuk ka funksionuar për shkak të pjesëmarrjes së madhe.
Në rast se një peticion në ueb faqen e Parlamentit Anglez mbledh më shumë se 100 mijë nënshkrime, mund të debatohet në Dhomën e Përfaqësuesve, Dhoma e ulët e parlamentit.
Peticioni i cili ka ka marrë mbi 100 mijë nënshkrime do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të parlamentit më 28 qershor.