Ahmet Gürhan Kartal
21 Dhjetor 2018•Përditësim: 21 Dhjetor 2018
LONDËR (AA) - Aeroporti i Londrës në Gatewick është rihapur pas një ndërprerjeje 36-orëshe të funksionimit shkaku i dronëve të cilët u vërejtën në pistë mbrëmjen e së mërkurës, raporton Anadolu Agency (AA).
Aeroporti më i frekuentuar i vendosur jashtë Londrës është portë e miliona pasagjerëve.
Një numër i vogël i fluturimeve mbërritën dhe ateruan gjatë ditës së sotme, por zyrtarët thanë se janë vendosur “masa të tjera lehtësuese”. Mbi 100 fluturime të mbi 750 fluturimeve të planifikuara mund të anulohen për shkak të masës.
Chris Woodrooge, një shef i operacionieve, tha se policia po përpiqet të gjejë operatorin e dronit.
Gjatë ditës së djeshme, mbi 100 mijë pasagjerë u prekën pasi fluturimet nuk mund të rifillonin, ndërkohë që fluturimet e ardhura u shmangën në Luton, Heathrow, Stansted dhe Manchester.
Policia Sussex tha se incidenti nuk kishte të bëjë me terrorin, por se ishte “një veprim i qëllimshëm”.
Sekretari i Mbrojtjes, Gavin Williamson, dje konfirmoi se personeli ushtarak është thirrur për të mbështetur policinë.
Gatewick është një nga aeroportet më të frekuentuara pranë Londrës. Pothuajse 3 milionë pasagjerë pritet të përdorin aeroportin në periudhën e ardhshme festive deri në Vitin e Ri.