Murat Ünlü,Hajer M'tırı
27 Tetor 2015•Përditësim: 28 Tetor 2015
PARIS (AA) - HAJER M'TIRI - MURAT ÜNLÜ - Jeta e refugjatëve të cilët jetojnë në streha të përkohshme të ngritura në Calais të Francës kërcënohet nga kushtet e dimrit që po afron, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarë të organizatave të shoqërisë civile të cilët interesohen nga afër për kushtet në strehimoret e improvizuara në kamp i cilësojnë si "të pamjaftueshme" dhe "jo njerëzore"
Edhe thirrja e bërë javën e kaluar nga qeveria për "më shumë ndihma" ka qenë më e ulët ndaj pritshmërive për refugjatët të cilët në muajin e fundit kanë dyfishuar numrin e tyre nga 3 mijë në 6 mijë.
Drejtori i Byrosë i Organizatës Botërore të Mjekëve në Francë, Jean-Francois Corty i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së në lidhje me propozimin e qeverisë për çadra me ngrohje për refugjatët, shtimin në detyrë të 460 policëve për parandalimin e kalimeve në Britani, etj. Ai këtë e ka cilësuar si "iniciativë të pamjaftueshme dhe se kampi është shndërruar në një burg".
Corty u shpreh se "refugjatët këtu nuk kanë të mjaftueshëm ushqime dhe nevojat themeltare të strehimit. Ndërsa propozimet e qeverisë janë të pamjaftueshme dhe nuk kanë lidhje me gjërat që kanë nevojë njerëzit për të jetuar".
“Që vitin e kaluar kemi kritikuar pikëpamjen e qeverisë ndaj kësaj çështjeje, këto njerëz që janë larguar për të mbijetuar nga vendet e konfliktit si Siria, Iraku, Eritrea, Afganistani dhe Sudani Jugorë tani po përballen edhe me kushtet që kërcënojnë jetën e tyre".
Refugjatët kanë filluar të mblidhen që në vitin 1999 në kampin në afërsi 10 kilometra me tunelin La Mansh i cili ndodhet mes Francës dhe Britanisë dhe i cili përdoret nga refugjatët për të kaluar në Britani.
- "Përjetojnë probleme psikologjike"-
Corty duke vënë në dukje se kushtet nëpër kampe janë "të frikshme", ka theksuar se për këto njerëz janë ngritur vende strehimi si ato të ngritura në vendet e luftërave dhe të fatkeqësive.
Corty ndër të tjera shton se: "Me afrimin e dimrit situata përkeqësohet. Refugjatët do të përballen me ftohtin, baltën dhe lagështirën. Kushtet shëndetësore në rajon janë plotësisht katastrofë".
Më tej Corty u shpreh se shumë prej refugjatëve kanë "probleme psikologjike" dhe se këto përkeqësohen akoma edhe më shumë me kushtet e këqija në kampe.
- Plani i qeverisë për një kamp të ri-
Qeveria ka njoftuar se në lidhje me masat në Calais me ndihmën e BE-së është planifikuar ndërtimi i një kampi me kapacitet për strehimin e 1 mijë e 500 personave. Pritet që ndërtimi i kampit me 120 çadra të nisë vitin e ardhshëm dhe se do të ketë një kosto prej 5 milionë euro..
Ndërsa Corty ka tërhequr vëmendjen se ky kamp nuk do të përballojë nevojat e të gjithë refugjatëve në rajon, ka rikujtuar se ende ka paqartësi nëse këto refugjatë do të mundin apo të aplikojnë për statusin azilantit.
- Refugjatët po transferohen në rajone të tjera të vendit-
Të njëjtat shqetësime në lidhje me kampin i cili është planifikuar të ndërtohet kanë shprehur edhe organizatat solidarizuese në Calais, ku rikujtohet se kampi që do të ndërtohet është për strehimin e 1 mijë e 500 refugjatëve, por në rajon tani ndodhen 6 mijë njerëz.
Në deklaratë ndër të tjera theksohet se shumë njerëz do të mbeten jashtë kampit dhe se në muajt e ardhshëm mund të vazhdojnë transferimet e disa refugjatëve në rajone të tjera.
Ndër të tjera theksohet se refugjatët nuk dëshirojnë të qëndrojnë në një kamp të mbyllur dhe se qëllimi i krijimit të një kampi të tillë është ndarja e njerëzve dhe mbajtja nën kontroll e tyre.