Aslı Aral
25 Tetor 2016•Përditësim: 25 Tetor 2016
LONDËR (AA) - Qeveria britanike ka njoftuar se do të rinis sërish të trajnojë opozitën e moderuar siriane në luftën kundër organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon i cili mori pjesë në një takim të mbajtur në Paris të Francës në lidhje me luftën kundër DEASH-it tha se "20 pjesëtarë të personelit ushtarak britanik do të vendosen në vende të ndryshme jashtë Sirisë dhe do të trajnojnë grupet opozitare të moderuara në kuadër të luftës kundër DEASH-it".