Ahmet Gürhan Kartal
03 Tetor 2015•Përditësim: 04 Tetor 2015
LONDËR (AA) – Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka deklaruar se përfshirja ushtarake ruse në Siri po ndihmon mbështetjen e "kasapit" të këtij vendi, presidentin Bashar al-Assad, raporton Anadolu Agency (AA).
Këto vërejtje Cameron i bëri nga elektorati i tij në Oxfordshire përpara konferencës të Partisë Konservatore në Manchester. Cameron tha se ndërhyrja ushtarake ruse ka “përkeqësuar situatën edhe më shumë”.
Kryeministri britanik tha se forcat ruse nuk kanë bërë kurrfarë dallimi mes militantëve të DAESH-it dhe atyre që luftojnë forcat e regjimit sirianë. “Është plotësisht e qartë se Rusia nuk bën dallimin mes DAESH-it dhe grupeve legjitime opozitare siriane, dhe si rezultat i kësaj po mbështesin kasapin Assad dhe e ndihmojnë atë”, tha ai.
Kryeministri britanik Cameron shtoi se “ne tani duhet ta shfrytëzojmë momentin në tentimin për të shtyrë përpara planin gjithpërfshirës me qëllim për të sjellë tranzicionin politik në Siri, sepse kjo është përgjigjeja për sjelljen e paqes në rajon”.