Aslı Aral
25 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
LONDËR (AA) - Britania e Madhe me kërkesë të regjimit të Asadit ka konfiskuar pasaportën e gazetares siriane Zaina Erhaim, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta britanike 'Observer' shkruan se autoritetet kufitare britanike konfiksuan pasaportën e gazetares Erhaim e cila kishte mbërritur në Londër për të marrë pjesë në një konferencë këtë javë.
'Observer' shkruan se Erhaim ishte njoftuar se gjatë marrjes në pyetje për më shumë se një orë pasaporta e saj ishte e vjedhur dhe se kjo ankesë i ishte përcjellë Britanisë nga qeveria e Damaskut.
"Nëse kthehem në vendim tim e di se do të vritem por tani e kuptova se krahu i Asadit ka dorë edhe në Britani", deklaroi Erhaim për 'Observer'.