Fatih Erel
25 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
GJENEVË (AA) - Me referendumin e mbajtur në Zvicër është dhëna leja për përgjimin e telefonave, vendosjen e aparaturave përgjuese në pronë private dhe hetimin fshehurazi të kompjuterëve në situatat kur siguria kombëtare ndodhet në rrezik, raporton Anadolu Agency (AA).
Në referendumin i cili përfshin propozimet për ligjin e Shërbimeve Inteligjente, ligjin e sigurimit social dhe ligjin e Ruajtjes së Burimeve Natyrore në të gjithë Zvicrën votuan 43 përqind e popullatës.