Selçuk Acar
07 Qershor 2016•Përditësim: 08 Qershor 2016
NEW YORK (AA) – Instituti amerikan për belbëzim (AIS) mbrëmë organizoi Gala mbrëmjen e 10-të jubilare për bamirësi, në të cilën mirënjohje speciale për kapërcimin e problemit të belbëzimit mori aktori i njohur Bruce Willis, raporton Anadolu Agency (AA).
Nën moton “Flit lirshëm, jeto pa frikë”, solemniteti tradicional i AIS-it është mbajtur në New York, ndërsa mysafir nderi ishte zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, i cili po ashtu në fëmijëri ka belbëzuar.
Mirënjohja jubilare 10-të vjeçare "Freeing Voices, Changing Lives” i është ndarë aktorit Willis i cili në rini kishte probleme me belbëzimin, ndërsa bashkëshortja e tij Emma Heming Willis ishte udhëheqëse e programit të solemnitetit.
Zv/presidenti amerikan Biden sot shquhet si një nga oratorët më të mirë në skenën politike amerikane, ndërsa në moshë të re ka belbëzuar.
Për këtë përvojë, problemet dhe mbështetjen që nëna e tij ia kushtoi në tejkalimin e pengesave në të folur, Biden foli gjatë gala mbrëmjes.
Sipas të dhënave të AIS-it, afër tre milionë amerikanë belbëzojnë, ndërsa këtë problem në fazat e hershme të jetës e kanë pasur shumë personalitete të njohura si Biden dhe Willis, pastaj Samuel L Jackson etj.