Ekip
07 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
PARIS (AA) – Në kohën kur shumë linja hekurudhore janë anuluar anembanë Francës si pasojë e grevës shtatëditore, Kompania kombëtare franceze e hekurudhave (SNCF) u ka ofruar sindikalistëve një marrëveshje për orarin e punës në mënyrë që të bindin drejtuesit e lokomotivave të kthehen në vendin e punës, raporton Anadiolu Agency (AA).
Greva është pjesë e përpjekjeve për të kundërshtuar insistimin e qeverisë të dobësojë përkufizimin e punës për të mundësuar orar më të gjatë.
Qeveria frikohet se greva mund të çregullojë Kampionatin Evropian të futbollit i cili fillon të premten.
Një e treta e trenave të shpejtë dhe rreth gjysma e trenave rajonal janë anuluar të martën nga shkaku i grevës përfshirë edhe trenat në relacion Spanjë, Itali dhe Zvicër dhe anasjelltas.
Drejtori i SNCF-së Guillaume Pepy, deklaroi të martën për mediat lokale se menaxhmenti ka ofruar maksimumun për të përmbushur kërkesat e sindikatës.
Nga ana tjetër sindikata më e madhe CGT është skeptike lidhur me marrëveshjen.