Hasan Esen
23 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
BRUKSEL (AA) – Prodhuesit e qumështit kanë protestuar sot në Bruksel kundër politikave të paralajmëruara të Bashkimit Evropian i cili synon të fus në treg më shumë qumësht në pluhur që do të ulte çmimin e qumështit të prodhuar nga blegtorët, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndërtesën e Këshillit Evropian sot është duke u mbajtur mbledhje e këshillit për Blegtori dhe Peshkim në Bashkimin Evropian, ku para ndërtesës janë mbledhur dhjetëra prodhues të qumështit.
Protestat janë organizuar nga Oda e Prodhuesve Evropian të Qumështit (EMB), ndërkohë që blegtorët e pakënaqur në shenjë revolte derdhën sasi të madhe të qumështit në pluhur.