İhvan Radoykov
30 Shtator 2016•Përditësim: 30 Shtator 2016
SOFJE (AA) - Parlamenti bullgar votoi sot ligjin që ndalon mbajtjen e niqabit në vende publike, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndalimi vlenë për veshjet të cilat mbulojnë një pjesë ose në tërësi fytyrën. Ligji u propozua nga Partia ultra-nacionaliste Fronti Patriotik, dhe e mbështetën deputetët nga radhët e partisë së qendrës së djathtë "Qytetarët për Zhvillimin e Bullgarisë" (GERB).
Ndëshkimi për moszbatimin e ndalimit të niqabit mund të arrijnë deri në një mijë euro.
Megjithatë, ndalimi nuk përfshinë mbajtjen e ndonjë maske ose pajisje të tjera që mbulonë fytyrën kur bëhet fjalë për arsye shëndetësore, punë, sport. Ndalimi nuk përfshin mbajtjen e burkas apo niqabit në objekte fetare.