Murat Ünlü
04 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
PARIS (AA) - Caktohet data e zgjedhjeve presidenciale në Francë që do të mbahen vitin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i Ministrave, u njoftua se Ministria e Punëve të Brendshme e ka caktuar datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për Kuvendin Kombëtar.
Sipas kësaj, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 23 prill të vitit 2017, ndërsa raundi i dytë më 7 maj 2017.
Zgjedhjet në të cilat do të caktohen 577 deputetë të Kuvendit Kombëtarë do të mbahen më 11-18 qershor.
Sipas anketave të opinionit aktuale, liderja e partisë Fronti Kombëtarë Marin Le Pen, mund të kalojë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Nga ana tjetër anketat tregojnë se mbështetja e popullit ndaj liderit të Partisë Socialiste, François Hollande, ditët e fundit ka rënë deri më 13 përqind.