İnci Gündağ
09 prill 2016•Përditësim: 10 prill 2016
LONDËR (AA) - Kryeministri britanik, Davit Cameron tha sot në lidhje me çështjen Panama se do të bëjë transparente të gjitha të ardhurat e tij dhe jo vetëm të këtij viti por edhe të viteve të mëparshme, raporton Anadolu Agency (AA).
''Do të publikoj të gjitha të ardhurat e mija. Dhe jo vetëm të këtij viti por të gjitha pasi në këtë temë dua të jem shumë transparent'' ka thënë ai në një fjalim të mbajtur në Londër, gjatë Forumit Pranverorë që po zhvillohet atje.
Në lidhje me skandalin e publikimit të rreth 11.5 milionë dokumente të firmës ligjore, Mossack Fonseca në Panama ku pretendohej se Cameron kishte aksione, Kryeministri britanik më parë i kishte mohuar por ditën e djeshme ai pranoi që kishte pasur bashkë me bashkëshorten e tij në një firmë off-shore të babait të tij por se këto aksione ishin shitur në vitin 2010-të për 30 mijë sterlina.
Duke deklaruar se kjo javë nuk ka kaluar shumë mirë për të, Cëmeron tha: ''E di që duhet të flas më gjerë për këtë temë (çështja e panamasë). E di që duhet të merrja mësim nga kjo gjë. Mos akuzoni këshilltarë pa emër por më akuzoni mua''.
Ndërkohë në lidhje me babin e tij i cili ndërroi jetë në vitin 2010 dhe emri i të cilit kalon në dokumentet e Panama-së ai tha: ''E doja shumë atë. Më merr malli çdo ditë. Ishte një baba i mrekullueshëm dhe jam krenar për çdo gjë që ai ka bërë. Por nuk mund të lejoj që portreti i tij i vërtetë të turbullohet. E vërteta është kjo; Un kam blerë disa aksione në këto fonde por kam paguar detyrimet ligjore për to. Madje këto aksione i kisha përpara se të isha Kryeministër. Dokumentet e pagesave të taksave dhe deklarimet e të ardhurave do ti deklaroj më vonë dhe jo vetëm të këtij viti, por të gjitha. Sepse në këtë temë dua të jem transparent. Dhe un do të jem Kryeministri i vetëm që e bëj këtë''.
Nga ana tjetër partitë opozitare në Britani të madhe kanë reaguar për deklaratat e vonuara të Cameron-it duke i bërë thirrje atij për të qenë më transparent. Ndërkohë një grup njerëzish të cilët kërkojnë të merren masa nga bankat e këtij vendi për vendet ku pastrohen para kanë organizuar një protestë përpara godinës qeveritare.