Haydar Hadi
11 Korrik 2016•Përditësim: 12 Korrik 2016
BAGDAT (AA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter ka deklaruar se do të dërgojnë dhe 560 trupa shtesë për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit të Musulit në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut thuhet se Carter është takuar në ambientet e kësaj ministrie me homologun e tij irakian, Halid el-Ubejdi.
Në takim thuhet se janë diskutuar tema të ndryshme, si operacioni për shpëtimin e Musulit, marrjen nën kontroll të bazës ushtarake të Kajjara-s dhe pajisja me armë të teknologjisë moderne të ushtrisë irakiane.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Carter ka premtuar dërgimin e një kontingjenti shtesë ushtarak në Irak prej 560 ushtarësh. Sipas deklaratës ky kontingjent do të shërbejë si ndihmë për shpëtimin e Musulit.
Ai gjatë takimit thuhet se ka përcjellë ngushëllimet e tij për sulmet e fundit me bomba në Bagdad ku humbën jetën mbi 290 persona.
Zyrtari i lartë amerikan gjatë vizitës së tij në Irak thuhet se është takuar me krerët më të lartë të vendit.