Fatih Hafız Mehmet
01 Tetor 2019•Përditësim: 02 Tetor 2019
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se pjesëmarrja e terroristëve në ngjarje anësore në Këshillin e Evropës ul besimin e Turqisë në organizatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para gazetarëve në Strasburg të Francës, Çavuşoğlu tha se ai ka ardhur për të marrë pjesë në festimet e 70-vjetorit të Këshillit të Evropës si ‘president nderi’ i Asamblesë Parlamentare të vendit të tij.
Gjatë takimeve të tij në Strasburg, ministri turk tha se ai përcolli padurimin e Turqisë për pjesëmarrjen e terroristëve në ngjarje anësore në Këshillin e Evropës.
“Këshilli i Evropës është një organizatë e cila është shtëpi e demokracisë dhe demokracitë nuk kanë vend për terror apo terroristë”, theksoi Çavuşoğlu.
Çavuşoğlu tha se pjesëmarrje e terroristëve të PKK-së ose anëtarëve të organizatës terroriste FETO në ngjarje anësore në Këshillin e Evropës është “e gabuar”.
Çavuşoğlu po ashtu theksoi se Këshilli i Evropës është organizata e vetme që përfshin tërë Evropën.
Megjithatë, polarizimet politike, ngritja e lëvizjeve ekstreme të djathta ose të majta, racizmi, ksenofobia dhe islamofobia kanë filluar të zvogëlojnë rëndësinë e Këshillit të Evropës.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan gusht shtetin e dështuar më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, ku u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë mbetën të plagosur.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.