İdiris Okuduci
16 Nëntor 2021•Përditësim: 16 Nëntor 2021
Presidenti i Libanit, Michel Aoun priti në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili ndodhet për takime zyrtare në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti libanez Aoun në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter tha se është takuar me ministrin Çavuşoğlu në pallatin Baabda.
Në një deklaratë për gazetarët pas takimit të tij me Aoun, Çavuşoğlu tha: "Ne biseduam me presidentin për përmirësimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Libanit. E përgëzova për formimin e qeverisë së re. Gjithashtu e përgëzova paraprakisht për rastin e 22 Nëntorit që është Dita Kombëtare e Libanit".
Çavuşoğlu tha se në kuadër të kontakteve të tij zyrtare në Liban do të takohet edhe me kryeministrin Najib Mikati, kryetarin e Kuvendit, Nabih Berri dhe ministrin e Jashtëm, Abdallah Bou Habib.
Ministri Çavuşoğlu u takua për herë të parë me ministrin libanez të Ekonomisë, Amin Salam kur mbërriti dje në Bejrut.