Nazlı Yüzbaşıoğlu
19 Janar 2020•Përditësim: 19 Janar 2020
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot në Berlin takoi homologun e tij nga Italia, Luigi Di Maio, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy shefat e diplomacive gjenden në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare që organizohet sot në lidhje me krizën në Libi.
"Me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, diskutuam përgatitjet për Samitin e Berlinit dhe bashkëpunimin në Mesdhe", tha në Twitter Çavuşoğlu në lidhje me takimin.