Nazlı Yüzbaşıoğlu
10 Tetor 2022•Përditësim: 10 Tetor 2022
Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, lidhur me sulmin e forcave ruse ndaj disa qyteteve të Ukrainës me raketa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu dhe Kuleba në bisedën e zhvilluar pas sulmeve të këtij mëngjesi ndaj disa qyteteve të Ukrainës, kanë shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit.
Ukraina më parë kishte njoftuar se në sulmin e Rusisë ndaj disa pikave të qendrës së kryeqytetit Kiev, ishin lançuar 75 raketa, prej të cilëve 41 janë neutralizuar.